
Shkoder History Museum Shkodër
Rruga Oso Kuka 32
Shkodër Shkodër
Albania
muzeuhistorikshkoder.org/?lang=en
Você é o proprietário deste negócio?
Sugerir uma alteração
Museus, Museu
Shkoder History Museum Shkodër
DETTAGLI
Historia (área)
Muzeu Historik i Shkodrës ka nisur të organizohet që në vitin 1947 (nën emërtimin “Muzeu Popullor”), por mori formë të plotë në vitin 1949…
Zejet (Ponto)
Tregtia e brendshme shqiptare në shekullin XVIII eci në rrugën e formimit të tregjeve të mëdha ndërkrahinore, nëpërmjet forcimit të qendrave zejtare-tregtare dhe të tregjeve më të vogla lokale. Në këtë periudhe Shkodra filloi të merrte një zhvillim të madh, duke u kthyer në një metropol të vërtetë zejtaro-tregtar në rajon e më gjerë. Në Shkodër punohej metali për prodhimin e armëve, të veglave të punës dhe të orendive shtëpiake. Shkodra njihej për prodhimin e kambanave dhe farkëtarët (ferrarii), që përveç Shkodrës gjendeshin pak a shumë në çdo qytet të Shqipërisë. Në muze jane të ekspozuara orendi druri me gdhendje si rafte, tryeza, karrige, elementë dekorativë të interiorit të banesave, me motive gjeometrike, floreale e zoomorfe. Gjithësejt ruhen rreth 35 objekte të tilla. Enë të përdorimit të përditshëm, si kupa, pjata, tepsi,enë uji,etj, tangarë zjarri, të punuara në dru, qeramikë, porcelan, metale etj. Ato i përkasin jetës së fshatit, kryesisht asaj baritore si dhe asaj qytetare. Prej tyre ruhen rreth 120 objekte në Muzeun Historik të Shkodrës. Objekte prej guri, elementë të arkitekturës së jashtme të shtëpive qytetare, si gryka pusi, lugje, enë masive depozitimi, pjesë arkitekturore banesash etj, të gdhendura me motive interesante e me forma origjinale, janë po ashtu pjesë e fondit të muzeut. Një vend të rëndësishëm zënë dhe veglat e punës së mjeshtrive të ndryshme, të kovaçit, argjendarit, lëkurëpunuesit, bakërpunuesit, drugëdhëndësit, armëpunuesit, etj.
Artizanati (Ponto)
Artizanati shkodran është i pasur si nga begatia e shprehjes artistike, ashtu edhe nga numri i llojeve të objekteve të punuara, të cilat kanë qenë jo vetëm mjete të plotësimit të nevojave të përditshme jetësore, por dhe shpirtërore të banorëve të Shkodrës dhe të Bjeshkëve të Nëmuna. Në historinë e tij 2500 vjeçare, qyteti i Shkodrës krijoi një traditë te rëndësishme në fushën e artizanatit, ku mbarti me vete mjeshtrinë e lartë, individualitetin, fantazinë krijuese, shijet e ndjenjat artistike të kësaj treve. Artizanati shkëlqimin e tij në këtë qytet e shfaqi në mesin e shek. XVIII deri në vitet ‘ 50 – ‘ 60 të shek. XIX, shekull ky, kur Shkodra dominoi ndaj qendrave të tjera të vendit. Në pazarin e saj ajo numëronte 2500 dyqane. Në sokakët e zejtarëve, dyqanet radhiteshin sipas 80 zejeve e profesioneve të ndryshme, ku mjeshtrit popullorë zbukuronin gurin duke i dhënë forma të ndryshme, gdhendnin drurin me ornamente të ndryshme, kalisnin hekurin, qëndisnin me fije ari dhe argjendi veshje të papërsëritshme kombëtare, punonin lëkurat e çdo lloji, stolisnin armët e trimave të lirisë. Terzinjtë e palodhur dhe qëndistarët e talentuar nxirrnin nga duart e tyre riza hijerënda dhe punime të mëndafshta me motive interesante. Ne Muzeun Historik të Shkodrës ruhen rreth 500 objekte, në një gjendje relativisht të mirë konservimi si tekstile (veshje komplete ose elemente veshjesh, sende mobilimi të ambienteve shtëpiake, si qylyma, perde, mbulesa tryeze, shtretrish, strishe muri, etj.). Në punimin e tyre është përdorur dendur leshi, mëndafshi natyror, pambuku, liri, duke kryer ciklin e plotë të proçesit në vend, sipas teknikave tradicionale, natyrisht në një proçes evolutiv të tyre. Vlen të theksohet se ato shquhen për origjinalitet, dekoracion të pasur, plot simbolikë e kolorit. Në mënyrë të veçantë vlera të rralla artistike përmbajnë veshjet, ku shpesh është përdorur filigrami me nuanca të shumta ngjyrash. Po kështu qëndisjet me dorë të të pëlhurave prej mëndafshi, liri e pambuku të shamive, këllefëve, çarçafëve etj.


Mais passeios nas proximidades
Xhamia e Parrucës
Pedonalja Shkoder
Biblioteka "Marin Barleti"
Biblioteka "Marin Ba...
Teatri Migjeni
Teatri Migjeni
Xhamia e Madhe - Ebu Bekr mosque